Chelsea fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace

Chelsea fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace

Ekipi i Frank Lampard, Chelsea, ka fituar lëhtësisht ndaj ekipit te Roy Hudgson, Crystal Palace, me rezultat 4 me 0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të bardhë, 0 me 0, ndërsa në pjesën e dytë, ishte transferi i ri i Chelsea, Ben Chilwell, i cili shënoi në mentën e 50’.

Rezultati u dyfishua në minutën e 66’, nga qendër mbrojtësi, Zomua, ndërsa mesfushori italian, Jorginho, ka shënuar dy gola te tjerë nga penalltia, në minutat 78’ dhe 82’.

Me këtë fitore, Chelsea i grumbullon shtatë pikë dhe gjendet në vendin e katërt, ndërsa Palace me gjashtë pikë, në vendin e tetë./Insajderi.com.