
Chelsea edhe matematikisht ka siguruar titullin në Premier Ligën Angleze.
Skuadra nga Londra ka rritur të mposht West Bromwich Albion me rezultat minimal një me zero, me golin e shënuar nga Batshuay, gol ky që ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar titullin dy javë para se të përfundon Premier Liga.
Chelsea me këtë fitore arriti të grumbulloj 87 pikë 10 më shumë se përcjellësi i parë Tottenham i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar por pa asnjë gjasë që të ia rrëmbej titullin Chelsea-it.
Trajneri Antonio Conte, arriti që në debutimin e tij të i fitoj skuadrës londineze titullin e Premier Ligës, ndërsa gjithashtu Chelsea është në finale të Fa Cup ku në finale do të përballet me Arsenalin.
Ndeshjet e fundit në Premier Ligë pritët të jenë mjaftë interesante sa i takon pozitës së katërt në tabelë ku në luftë janë Liverpool, Man.City, Arsenal, dhe Man.UTD, ndërsa luftë e ashpër pritët të zhvillohet edhe për mbijetesë ku për një vend në Premier Ligë edhe vitin e ardhshëm do të kërkojnë Hull City, Sweansea, Crystal Palace./Insajderi.com