Chelsea projekton largimin e disa lojtarëve nga klubi

Chelsea projekton largimin e disa lojtarëve nga klubi

Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano, tekniku i Chelseat, Thomas Tuchel ka projektuar largimin e tre lojtarëve nga skuadra londineze në fund të sezonit, njofton Insajderi.

Mbrojtësit Emerson Palmeiri, Victor Moses dhe mesfushori Thimo Bakayoko nuk janë në projektin e Tuchel për sezonin e ri dhe janë vënë në kërkim të një skuadre të re.

Sipas ekspertit, Moses ka gjetur akordin me rusët e Spartakut të Moskës dhe do t’i bashkohet sapo të mbarojë sezoni. Ndërsa mesfushorit francez Bakayoko i mbaron huazimi tek skuadra e Napolit dhe italianet sipas gjasave nuk do të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes së tij në fund të sezonit.

Pritet që dhe skuadra e Milanit të marrë një vendim përfundimtarë për mbrojtësin Fikaio Tomori, i cili ka bërë mjaft mirë me kuqezinjtë në fazën e dytë të sezonit. /Insajderi.com