Çifti francez rrezikon 6 vjet burgim për vjedhje të rërës

Çifti francez rrezikon 6 vjet burgim për vjedhje të rërës

Një çift francez të cilët u kapën me 40 kilogramë rërë nga plazhet e Sardenjës në makinë, mund të dënohen me deri në 6 vite burgim.

Ata pretendojnë se donin ta merrnin rërën në shtëpi si “suvenir” dhe se nuk e dinin që po kryenin një shkelje.

Rëra e bardhë e plazheve në Sardenjë konsiderohet si një e mirë publike dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar nxjerrja e saj jashtë ishullit. Për vite me radhë vendasit janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshi edhe rërën.

Çifti francez tani rrezikon dënimin e rëndë, edhe pse zakonisht, shkelje të tilla dënohen me gjobë deri në 3000 euro.

Sipas një ligji të hyrë në fuqi në vitin 2017, tregtia e rërës dhe guaskave është e jashtëligjshme.

Policia e gjeti rërën të futur në 14 shishe plastike. Ajo ishte marrë nga plazhi i Kias në jug të ishullit.

Turistët ishin duke u nisur me traget për në Tulon të Francës në momentin e ndalimit.

 

Në vitin 1994, autoritetet kufizuan aksesin në plazhin e famshëm rozë në ishullin Budeli, në verilindje të Sardenjës, pasi rëra e çmuar po pakësohej çdo vit.

 

Turistët, kryesisht europianë, e marrin atë me shishe plastike për ta shitur më pas në ankande të organizuara online.