Çifti hollivudian kërkon ndjesë për vendin që zgjodhën të bëjnë dasmën

Çifti hollivudian kërkon ndjesë për vendin që zgjodhën të bëjnë dasmën

Ryan Reynolds thotë se ai dhe gruaja e tij, Blake Lively, ende ndjejnë keqardhje për vendin ku zgjodhën të organizonin ceremoninë e dasmës së tyre në vitin 2012.

Cifti hollivudian kishin zgjedhur një ish-plantacion në Karolinën e Jugut, për të mbajtur dasmën e tyre.

E gjtihë kjo u riaktulizua kur, Ryan Reynolds doli në mbështetje të filmit blockbuster “Black Panther”, i cili është vlerësuar për përfaqësimin e njerëzve me ngjyrë në zhanrin e filmit superhero. Por shumë pak pas kësaj ai u etiketua si një hipokrit.

Arsyeja? Sepse çifti hollivudian dolën në mbështetje të aktorëve më ngjyrë, por dasmën e organizuan në një tokë ku punonin skllevër me ngjyrë.

Vendi i dasmës doli sërish në sipërfaqe gjatë një interviste të yllit të “Deadpool” me revistën Fast Company.

Aktori i tha Fast Company se mbajta e dasmës në ish-plantacionin Boone Hall në Karolinën e Jugut, do të jetë “diçka për të cilën do t’u vijë gjithmonë thellësisht keq.”

“Ajo që pamë ne asokohe ishte një vend martese në Pinterest. Më pas pamë që ishte një vend i ndërtuar mbi një tragjedi shkatërruese.”

Burimi: CNN