Çifti i dehur rrahen brutalisht në mes veti në autobus

Çifti i dehur rrahen brutalisht në mes veti në autobus

Një çift i dehur janë filmuar duke u rrahur brutalisht brenda një autobusi të aeroportit, pasi raportohet se dyshja kishin konsumuar shumë alkool para se të nisnin udhëtimin nga Alicante.

Videoja shfaq dyshen duke goditur njëri-tjetrin dhe rrokullisur nëpër autobus, derisa në sfond dëgjohen sharje e pasagjerët e tjerë ishin habitur me këtë veprim duke u munduar t’i ndajnë, transmeton Telegrafi.

Një dëshmitar okular ka deklaruar për The Sun, se dyshja kishin udhëtuar nga një resort luksoz në Spanjë ku kishin kaluar disa ditë së bashku, por edhe pse lidhja e tyre dukej e “freskët”, ata nuk hezituan të shfaqin agresivitetin.

Sidoqoftë dyshja janë shoqëruar në stacionin policor për të sqaruar gjithçka dhe kuptuar se si ka ardhur deri të rrahja, videoja e të cilës u bë virale në internet për pak minuta.