Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Eros Ramazzotti është ndarë nga bashkëshortja e tij Marica Pellegrinelli.
Lajmin e ka dhënë vetë çifti përmes një deklarate.
“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri tjetrin shpesh. Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”, ka deklaruar çifti për Ansa.
Ndër të tjera Eros dhe Marica ishin bashkë që prej vitit 2009, dhe gëzojnë dy fëmijë.