fbpx

Çifti i njohur italian ia prezantojnë vogëlushit pornostaren Mia Khalifa, fëmija fillon të qajë

Çifti i njohur italian ia prezantojnë vogëlushit pornostaren Mia Khalifa, fëmija fillon të qajë

Blogeria e njohur Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez kanë patur ditën e djeshme në shtëpinë e tyre në Los Angeles ish-pornostaren Mia Khalifa. Vogëlushi i tyre duket se nuk ka reaguar aspak mirë kur e ka parë këtë të fundit.

“Tani qan, por një ditë kur t’ia tregosh këtë fotografi shokëve të klasës, ti do të më falenderosh”-ka shkruar në nota humori Fedez krahas fotos së publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shihet reagimi i Khalifa-s dhe Leones.

Në fotografitë dhe videot e postuara më tej në “Insta Story”, ish-pornostarja duket se edhe ka gatuar për çiftin e njohur, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin pëlqimin për pjatat e servirura.