Çifti skocez ngujohet në Prizren për shkak të pandemisë

Çifti skocez ngujohet në Prizren për shkak të pandemisë

Një qift skocez është ngujuar në Prizren, si pasoje e pamundësisë për tu kthyer në shtetin e tyre, pasi janë mbyllur kufijtë, për shkak të koronavirusit, shkruan Insajderi.

Mike Elm dhe Rosie Watson janë qifti skocez i cili në këtë kohë sa po qëndrojnë në Prizren po i shijojnë bukuritë e këtij qyteti, duke respektuar masat e marra nga qeveria.

Postimi i plotë i kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka:

Mike Elm dhe Rosie Ëatson janë një çift skocez të cilët janë ngujuar në Prizren në këtë kohë pandemie për shkak të mbylljes së kufinjve për të dalur jashtë shtetit.

Çifti skocez është duke i shijuar bukuritë e Prizrenit dhe njëkohësisht po i respekton në përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Përjetimet e tyre në këtë kohë pandemie kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore si Reuters, i cili u ka kushtuar hapësirë të veçantë për ta: /Insajderi.com