Cikalleshi realizon në barazimin e Konyaspor me Basaksehir

Cikalleshi realizon në barazimin e Konyaspor me Basaksehir

Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish gol për Konyaspor në Turqi, këtë herë ndaj Basaksehir, me ekipin që ka përfaqësuar disa kohë më pare, njofton Insajderi.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 79-të të takimit pas krosimit të Zymer Bytyqit.

Mënyra sesi ky futbollist e dërgon topin në rrjetë është e njëjta, për të tundur rrjetën kundërshtare me kokë. Por këtë herë Cikalleshi nuk mund të ishte heroi i tre pikëve pasi shifrat janë barazuar në 1-1 nga Demba Ba në minutën e 85-të, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Te Konyaspor, përveç Cikalleshit dhe Bytyqit, gjithashtu aktivizohet edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Erdon Daci. /Insajderi.com