Çiklistja që humbi punën pasi ia tregoi gishtin e mesëm eskortës së Trumpit

Çiklistja që humbi punën pasi ia tregoi gishtin e mesëm eskortës së Trumpit

Një çikliste nga Virxhinia u fotografua duke i shtrirë gishtin e saj të mesëm veturës së Presidentit Trump, pas këtij gjesti të saj ndaj Presidentit Trump, u shkarkua nga puna.

Juli Briskman, 50 vjeçare, po udhëtonte me bicikletën në Island Boulevard pas orës 3 pasdite. Briskman bëri një gjest spontan. Ajo u kap nga kamerat e lajmeve duke i drejtuar gishtin e mesëm Presidentit të ShBA-ve.

“Sinqerisht, gjaku im filloi të vlojë në atë pike, kur e pash Trump”, tha ajo.

Briskman shpjegoi se ishte e pa kënaqur për hapat e ndërmarrë nga administrata Trump, duke përfshirë sigurimin shëndetësor, e shumë të tjera si kjo. Më parë gjatë ditës ajo kishte mësuar nga raportet e lajmeve në sallonin e thonjve që zoti Trump po luante me golf në këtë zonë, raporton New York Times.

“Unë vetëm u ndjeva e zemëruar në atë çast,” tha znj Briskman.

Ajo kishte pare pjestarët e shërbimit sekret të Trump, por objektivi i saj ishte te i’a drejtonte gishtin Presidentit Trump.

“Unë nuk e pashë atë, por ai ishte objektivi”, tha ajo për Presidentin Trump.

Më 31 tetor, ajo u ftua në një takim me zyrtarët dhe dy drejtuesit e tjerë të kompanisë, në të cilën punonte ajo. Ata i thanë ne kemi zgjedhur të largojmë ty nga kompania, sepse është e turpshme që një punëtor i kompanisë sonë të bëjë një gjest aq të turpshëm ndaj Presidentit.