Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi 4 malazezët dhe mbi Mario MIllosheviqin?

Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi 4 malazezët dhe mbi Mario MIllosheviqin?

I shumëkërkuari nga INTERPOL-i dhe i arrestuar në korrik të vitit të kaluar në Kosovë, Mario Milloshevi,  ka kryer disa krime në shtetin amë.

Mario fillimisht ndiqej për shkak të dyshimeve se ka marr pjesë në vrasjen e Radomir Gjuriqkoviq më 10 tetor të vitit 2016.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se policia ka arrestuar edhe Gjorgje Paviqeviq nga Nikshiqi , i cili është arratisur më 3 korrik të këtij viti nga një qendër spitalore e I cili ishte në paraburgim për shkak të një rrëmbimi të kryer më 15 shtator 2015 në Kotorr të Malit të Zi.

Kurse në Kosovë sipas Prokurorit Hamiti ka kryer veprën penale posedim i armës dhe sasi të lëndëve narkotike.

“Gjatë bastisjes janë gjetur një armë, sasi të drogës dhe pasaporta e Malit të Zi që ka rezultuar të jetë e vëllau të tij”, ka thënë Prokurori Hamiti.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.