Cilat janë vendet më të prekura me Korona virus

Cilat janë vendet më të prekura me Korona virus

Virusi Covid-19 është duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën me më shumë se 13 milion raste të konfirmuara në 188 shtete. Rreth 600,000 kanë humbur jeton për shkak të këtij virusi.

Virusi është vërejtur së pari në qytetin e Wuhanit në Kinë, në fund të vitit 2019. Më pas u përhap me shpejtësi në gjithë botën duke arritur 12 milion raste të konfirmuara në fillim të korrikut, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar që në shumicën e botës, situata nuk është në kontroll, por po shkon duke u përkeqësuar.

Ammerika latine është bërë epiqendra e virusit. Brazili ka përjetuar goditjen më të rëndë deri më tash, me më shumë se 74,000 të vdekura. Kolombia ka përjetuar pothuajse 6,000 vdekje prandaj e ka zgjatur izolimin në tendencë për të zvogluar numrin.

Në Azi, India po i afrohet një million rasteve, me 25-30,000 raste të reja secilën ditë gjatë javëve të kaluara.

Afrika Jugore dhe Egjipti kanë parë rritjet më të mëdha në Afrikë. Por në këto vende janë duke u bërë shumë pak teste ndaj edhe është e vështirë të thuhet me saktësi se sa është përhapur virusi./Insajderi.com