Covid 19 është kryefjala në gjithë Globin. Mbi 12.5 milionë njerëz janë konfirmuar pozitiv dhe mbi 560 mije prej tyre, nuk kanë arritur të fitojnë në betejën e tyre me këtë virus. Në shumicën e shteteve në botë, gjendja është e keqe dhe po bëhet vështirë e më vështirë menaxhimi i saj.
YouGov (Instituti ndërkombëtar i hulumtimeve në Britani) ka realizuar një hulumtim, duke pyetur popujt e ndryshëm nëpër botë se sa janë të kënaqur me shtetet e tyre, në menaxhimin e gjithë situatës me Covid, përfshirë edhe atë ekonomike. Vietnami është duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë situatën me Covid 19, të paktën kështu mendojnë vietnamezes, më saktësisht 95% e tyre mendojnë kështu, transmeton Insajderi.
Shtetet e tjera që sipas popujve të tyre qëndrojnë mirë përballë Covid 19 janë: India, Australia, Danimarka, Norvegjia, Canada dhe Finlanda.
Vendi me menaxhimin më të keq po llogaritet Amerika, pasi që shumice e njerëzve atje, mendojnë që masat nuk ishin në kohe dhe nuk ishin të mjaftueshme./Insajderi.com