Prej disa javësh shumë vende të botës i kanë hequr tashmë masat kufizuese, dyqanet kanë filluar të rihapen dhe qytetarët kryejnë lirisht rutinën e tyre të përditshme. Megjithatë me heqjen e kufizimeve është ulur ndjeshëm edhe sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-covid. Disa nga aktivitetet e përditshme që bëjmë gjatë ditës përbëjnë rrezik më të lartë të përhapjes së coronavirus-it, njofton Insajderi.
Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku më i lartë i përhapjes së Covid-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat.
Rrezik i ulët
- Të hapësh kutinë postare
- Të porosisësh ushqim në restorant,
- Të luash tenis,
Rrezik mesatarisht i ulët
- Të bësh pazar në supermarket,
- Shëtitje në këmbë vetëm ose me të tjerët, ose shëtitje me biçikletë,
- Qëndrimi në hotel për dy netë,
- Qëndrimi në hollin e pritjes së një klinike,
- Të shkosh në librari ose muze,
- Të hash në ambientin e jashtëm të një restoranti,
- Të ecësh në një zonë me shumë persona.
Rrezik mesatarisht i lartë
- Parukeritë dhe berberhanet,
- Të hash brenda në restorant,
- Të marrësh pjesë në dasma apo ceremoni mortore,
- Të udhëtosh me avion,
- Të luash basketboll,
- Të luash futboll,
- Të përqafosh ose të shtrëngosh duart me një mik.
Rrezik i lartë
- Palestrat
- Të shikosh film në kinema,
- Të marrësh pjesë në një koncert muzike,
- Të shkosh në stadiume,
- Të marrësh pjesë në aktivitete fetare me më shumë se 500 persona,
- Të shkosh në kafe.