Cili është spiuni rus i xhiruar duke i dhënë para agjentit serb

Prapavija e aferës së spiunazhit në të cilën akterë kryesorë janë ish zëvendësi i atasheut ushtarak të Rusisë i akredituar në Beograd, si dhe zyrtari i lartë i Serbisë, do të jenë në qendër të hetimeve të strukturave më të larta të Serbisë, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Cili është spiuni rus i xhiruar duke i dhënë para agjentit serb

Në qendër të kësaj afere është video-xhirimi i publikuar në YouTube në të cilin shihet takimi i kolonelit rus Georgiy Victorovich Kleban dhe spiunit “anonim” serb – i cili është lidhja ruse në Serbi, në një parking në Zemun. Në xhirim shihet takimi i përzemërt i dy burrave, përqafimi i tyre dhe pranim-dorëzimi i qeseve, ku në njërën prej tyre ishte zarfi me para.

Video-klipin e ka bartur në profilin e tij në Twitter dhe e ka shpërndarë gazetari i pavarur hulumtues bullgar Hristo Grozev, i cili e kishte zbuluar identitetin e rusit nga xhirimi, por edhe ka ofruar mendimin e tij për këtë ngjarje.

Sipas komenteve të tij, koloneli Kleban është pjesëtar i GRU – shërbimit rus të inteligjencës ushtarake, vendbanimi i tij zyrtar në Moskë është Akademia Qendrore Ushtarake, derisa bashkëshortja e tij është paraqitur në adresën në të cilën gjendet selia e “Specnaz-it” të famshëm – shtabi i forcave speciale ruse. Këto informata gazetari bullgar i ka postuar në kontestin e veprimit të GRU në rajon dhe lidhja me spiunët lokal./Insajderi.com.