Cili reper nga P.I.N.T i pëlqen më shumë Mc Kreshës?

Cili reper nga P.I.N.T i pëlqen më shumë Mc Kreshës?

P.I.N.T njihet si një prej labelave më të suksesshëm në Kosovë, krejt kjo falë një numri të madh të talenteve që janë bërë pjesë e tij, për vite të tëra.

Emra të ri po shtohen dita e ditës ndonëse më të afirmuarit aty mbeten Lyrical Son e MC Kresha, shkruan Insajderi.

SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat

Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Review” me Nora Haxhën, ku ka folur rreth karrierës së tij, e nuk kanë munguar as pyetjet ‘me spec’.

Një prej pyetjeve që Haxha ia ka shtuar Kreshës ka qenë edhe ajo se cilin nga anëtarët e rinj në P.I.N.T e favorizon më shumë.

REVIEW / Intervista më e ‘djegstë’ ndonjëherë – i ftuar, MC Kresha

 

Pavarësisht kësaj, Kresha është treguar i matur dhe është kursyer nga favorizimet duke marrë si shembull gishtat e dorës të cilët, sipas tij, nuk ndahen asnjëherë sepse gjithsecili kryen funksionet e veta.

Krejt më pëlqejnë. Secili e ka vendin e vet. S’mundesh me i nda gishtat e dorës,” – ka thënë Kresha i cili madje si shembull ka marrë lojën ‘Play Station’ ku aktiviteti kryesorë kryhet me gishta në dorezën e lojës.

/ © Review /