Cineplexx feston ditëlindjen me super-ofertë, të gjitha biletat 1,99€!

Cineplexx feston ditëlindjen me super-ofertë, të gjitha biletat 1,99€!

Me 11 dhjetor, Cineplexx feston ditelindjen e dytë, ku të gjitha biletat 2D,3D dhe VIP do të jenë vetëm 1,99 Eur. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si : Creed 2, The Nutcracker, Robin Hood,  The Grinch e shumë të tjerë, me super çmim 1,99€.

Më posht, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë 11 dhjetorit:

Creed 2
Sylvester Stallone dhe Michael B. Jordan rikthehen në pjesën e dytë të filmit “Creed”. Nën mbikqyrjen e Rocky Balboa, kampioni i sapo kurorëzuar Adonis Creed, përballet me Viktor Drago, të birin e Ivan Drago.

The Nutcracker and the Four Realms
Një vajzë e re transportohet në një botë magjike të ushtarëve prej xhenxhefili dhe një ushtrie minjsh. Me aktorët: Keira Knightley, Mackenzie Foy, Matthew Macfadyen, Helen Mirren, Morgan Freeman, ky film po cilësohet si filmi më i mirë për festat e fundvitit këtë vit.

Mortal Engines
Nga krijuesit e “ The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit” vjen filmi më i ri “Mortal Engines” Një grua e re misterioze me emrin Hester Shaw bashkohet me Anna Fang, një vajzë e rrezikshme dhe Tom Natsworthy, një i dëbuar nga Londra, për të udhëhequr një rebelim kundër një qyteti grabitqar gjigand mbi rrota.

Robin Hood
Robin Hood me aktorët Taron Egerton, Ben Mendelsohn, Jamie Dornan, Jamie Foxx zhvillohet kur një luftar i kryqëzatave dhe komandanti “Moor” ngritin një revoltë të guximshme kundër mbretërisë së korruptuar angleze. Trailerin mund ta shikoni më posht:

The Grinch  
Sa i përket karakterit të njohur jo vetëm nga fëmijët, mirëpo e gjithë bota, historia e “The Grinch” filloi qysh në vitin 1957, në librin “How the Grinch stole Christmas” nga Dr. Seuss. Versioni i vitit 2018 është versioni më modern i “The Grinch” i krijuar me teknologjinë më të avancuar të animacionit, i cili shfaqet në 2D dhe RealD 3D.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Këtu mund ta shihni listën e plotë, si dhe oraret për të gjithë filmat: www.cineplexx-ks.eu

Nxitoni t’i blini biletat më herët, çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx!