Çitaku i reagon Vuçiqit për fotografinë në Instagram: Kosova është Kosovë

Çitaku i reagon Vuçiqit për fotografinë në Instagram: Kosova është Kosovë

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar për postimin skandaloz të Aleksander Vuçiq, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Çitaku në postimin që e bëri në Facebook është shprehur se ky është një agresion verbal, transmeton Indeksonline.

“Kjo nuk është llogari parodi. Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Serbisë. Harta në foto është e Kosovës. Kjo është agresion verbal dhe duhet të merret kështu. Kosova është Kosovë, kaq”, u shprehë ajo në postimin e saj./Insajderi.com