Çitaku: Kosova ka organizuar zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor

Çitaku: Kosova ka organizuar zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova ka organizuar zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se Kosova ka përparuar në organizimin e zgjedhjeve në një kohë të shkurtër.

“Një ditë tjetër e suksesshme e zgjedhjeve. Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në një kohë të shkurtër dhe mësoi të organizojë zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor!

Ne jemi larg (dhe nuk e them këtë lehtë), demokracia më e përparuar në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku./Insajderi.com