Çitaku: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje – shantazh dhe bullizëm politik

Çitaku: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje – shantazh dhe bullizëm politik

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa debat parlamentar, njofton Insajderi.

Çitaku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se nuk po e konteston përmbajtjen e ligjit, por mënyrën se si po ndodhë, duke e konsideruar shantazh dhe bullizëm politik.

Ajo ka thënë se metoda është neveritëse, sepse po bëhet pa konsultime me opozitën e shoqërinë civile.

“Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave”, ka thënë ajo.

“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile. Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, ka shtuar Çitaku. /Insajderi.com