Çitaku në KS: UNMIK të largohet, nga 2009 ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë

Çitaku në KS: UNMIK të largohet, nga 2009 ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë duke theksuar se ky mision nuk kanë ndonjë funksion.

“Sot pas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që të marr raporte nga UNMIKU çdo tre muaj, të bëhemi realist dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK-ut.

“Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm, sepse s’ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura”, është shprehur ajo, teksa aktualisht po flitet rreth raportit për Kosovën.

Ajo ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Ambasadorja thekson se sa i përket vetëm buxhetit, mbi 400 milionë dollarë janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision  i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.