Çitaku: Nëna ime priti katër orë për vaksinë, e tmerrshme me i pa kështu të moshuarit

Çitaku: Nëna ime priti katër orë për vaksinë, e tmerrshme me i pa kështu të moshuarit

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar për tollovinë e krijuar të premten në Qendrën e Vaksinimit t “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Ajo ka deklaruar se “nëna e saj të mërkurën, ka pritur katër orë për t’u vaksinuar”.

Çitaku, ka thënë se është “e  tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra”.

“Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit”, ka shkruar ish-ambasadorja./Insajderi.com