Çitaku: Po kthehem në shtëpi

Çitaku: Po kthehem në shtëpi

Ambasadorja e Kosovës do ta përfundojë misionin e saj diplomatik pesë vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin në të cilin Çitaku përfundon punën në SHBA menjëherë pas emërimit të një ambasadori/e.

“Pas mbi pesë vjet në Uashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i #Kosovës në # Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shkarkimin e saj nga kjo pozitë e kishte nisur ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Por, kishte hasur në rezistencë të presidentit Thaçi. /Insajderi.com