Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA

Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Valdet Sadikut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në ShBA, njofton Insajderi.

Çitaku ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të punojë me të dhe mezi pret të shoh suksesin e tij në këtë detyrë.

“Për të gjithë shokët dhe kolegët në Uashington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në ShBA. Kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdetin në kapacitete të ndryshme, vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com