Çitaku: Shpresoj që demokracia të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve

Çitaku: Shpresoj që demokracia të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë gjatë një konference për media se “shpreson që demokracia të jetë fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve”.

Ajo i është drejtuar qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje lokale.

“Sot qytetarët e Republikës e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit me të mire të komunave të tyre”, ka thënë ajo.

“Shpresoj shumë që të kemi një ditë të mirë”, shtoi ajo.

PDK kërkon që të rikthejë besimin e qytetarëve, pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare mori diçka më shumë se 17 për qind të votave.

Në korrik ky subjekt politik vendosi për Memli Krasniqin që ta drejtojë partinë e themeluar nga Hashim Thaçi. /Insajderi.com