City dyfishon rezultatin, shënon përsëri Mahrez

City dyfishon rezultatin, shënon përsëri Mahrez

Manchester City ka dyfishuar rezultatin në përballjen me PSG-në, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në Champions League, në fazën gjysmëfinale, njofton Insajderi.

Fillimisht në pushimin mes dy pjesëve ekipi i Guardiolës shkoi me rezultat minimal 1:0 me golin e Mahrez, në pjesën e dytë do të vinte dyfishimi i rezultatit.

Po zhvillohej minuta e 63-të e ndeshjes, kur pas një kundërsulmi të shpejt nga ana e majtë, Foden arrin ta fusë topin në zonë, ku Mahrez u gjend i vetëm para portës së Navas, teksa algjeriani nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kështu, Manchester City me një këmbë ndodhet në finale, pasi mysafirëve u duhet të shënojnë tre gola për të përmbysur rezultatin, pasi edhe ndeshjen e parë kishin humbur në shtëpi. /Insajderi.com