
Pablo Zabaleta do ta lë Manchester City-n në fund të stinorit dhe kjo vjen pas konfirmimit të këtij klubi.
Zabaleta dhe City kanë arritur një marrëveshje të ndërsjellë që kontrata së tij, që përfundon në korrik, nuk do të zgjatet, shkruan Goal.
Argjentinasi kishte nënshkruar kontratë me City-n më 2008, një ditë pasi që këtë skuadër e kishin blerë pronarët e rinj, dhe ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në dy titujt e Premier Ligës që City i ka fituar brenda kësaj periudhe.