City vs M’gladbach – formacionet e ndeshjes së kthimit në Champions

City vs M’gladbach – formacionet e ndeshjes së kthimit në Champions

Pas pak çastesh pritet të luhet sfida mes Manchester City-t dhe Borussia Moenchengladbach e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Skuadra e Pep Guardiolës, vjen e qetë pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë, teksa kryesojnë edhe Premier Ligën angleze me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester United.

Ndërsa krejt e kundërta ndodh në kampin gjerman, Borussia vjen pas pesë humbjeve radhazi, një në kupë dhe tre në kampionat, përfshi dhe humbjen me City-n në raundin e parë të Champions-it, ndërkohë që ndodhet në mesin e tabelës në kampionatin gjerman me vetëm 33 pikë pas 25 ndeshjesh.

Formacionet zyrtare:

Manchester City (4-3-3): Ederson, Walker, Dias, Stones, Gundogan, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva, Mahrez, Joao Cancelo, Foden.

Borussia Moenchegladbach (4-2-3-1): Somer, Zakaria, Thuram, Stindl, Lainer, Hofmann, Bensebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus, Embolo. /Insajderi.com