“Me çizme në emision” – ironia e kandidatit të AAK-së për lloçin në Prishtinë

“Me çizme në emision” – ironia e kandidatit të AAK-së për lloçin në Prishtinë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Arbër Vllahiu, ka ironizuar në një debat të drejtpërdrejtë televiziv me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit kosovar.

Vllahiu ka treguar se i është dashur të shkojë në debat me çizme, si rezultat i baltës në Prishtinë.

“Më është dashtë sot me ardhë me çizme të përlyta, ndoshta duhet kryetarit të komunës me ia dhënë me i la”, ka thënë Vllahiu, në “Debat përnime”, në RTV21.

“Përndryshe kjo është Prishtina e sotme”, ka shtuar ai.

“Duhet të përballemi me çështje të emergjencave në Prishtinë. Janë të shumta, duke filluar nga infrastruktura”, ka thënë Vllahiu./Insajderi.com