
Ish- Presidenti amerikan George H.W Bush, i cili vdiq mbrëmë në moshën 94-vjeç kishte dhënë një deklaratë të fuqishme për Kosovën në vitin 1992. Ai i ishte drejtuar Slobodan Millosheviçit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve.
“Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi”, deklaronte Bushi.