Çka është çrregullimi i ankthit dhe si ndjehen njerëzit që vuajnë prej tij?

Çka është çrregullimi i ankthit dhe si ndjehen njerëzit që vuajnë prej tij?

Është normale të ndjesh ankth kur jeni duke u përballur me ndonjë situatë stresuese si ndonjë intervistë punë, ndonjë provim i rëndësishëm apo qoftë edhe një takim i parë romatik.

Por nëse problemet dhe frikat tuaja ju ndalojnë për të bërë jetën që doni të bëni, mund të jeni duke përjetuar çrregullimin e ankthit.

Çrregullimet  e  ankthit janë grupi më i madh i çrregullimeve mentale prej të cilës vuajnë shoqëritë përëndimore. Disa prej tipareve dalluese bazike të çrregullimeve të ankthit janë frika, ankthi dhe sulmet e panikut.

Më poshtë po i përmendim disa prej çrregullimeve më të shpeshta të ankthit:

Çrregullimi i zakonshëm i ankthit

Shqetësimi apo brengosja e pakontrolluar lidhur me situata të zakonshme si puna, shëndeti apo financat.

Fobia sociale ose çrregullimi i ankthit social

I bën njerëzit të shmangen ndaj situatave sociale prej frikës ndaj turpërimit apo refuzimit.

Agoraphobia

Agoraphobia është çrregullim i panikut, që ju shtyn të ju shmangeni situatave të caktuara prej frikës nga sulmet e ankthit.

Ankthi është si një ndjenjë e rëndesës në kokë, sikur diçka nuk është në rregull, edhepse ju as nuk e dini çka është ajo. Ankthi është shqetësimi për probleme që nuk egzistojnë.

Është zëri në kokën tuaj që ju kritikon për gjithçka, që ju thotë se ju nuk po veproni mirë edhe kur bëni më të mirën.Se ju nuk jeni si të gjithë të tjerët, çdokush tjetër punon më mirë, di të veprojë më mirë se ju. Mund të kaloni orë të gjata në shtrat duke u brengosur pa asnjë arsye reale.

Kjo mund të arrijë deri të pagjumësia kronike që me kalimin e kohës, bashkë me ankthin fillojnë e bëhën si një rreth vicioz ku njëra ushqen tjetrën dhe personi ankcioz nuk sheh rrugëdalje.

Janë përfolur shumë mënyra se si duhet luftuar ankthi. E para është ta pranosh fillimisht që jeni duke vuajtur prej çrregullimeve të ankthit. Mohimi veçse i jep më shumë fuqi mbi ju. Provoni të jeni të vetdijshëm që është vetëm diçka që truri juaj e ka krijuar si mekanizëm mbrojtës. Kujtojeni (edhepse është e vështirë) që ankthi dhe frika e juaj është  e pa bazë apo të shkruani problemet në një letër. Do ta shihni që në kokën tuaj problemet kanë tingëllojnë më të rënda se sa kur i shkruani apo i tregoni dikujt.