Çka është platforma OnlyFans, ku yje si Bella Thorne arrijnë të bëjnë 2 milionë dollarë për një javë?

Çka është platforma OnlyFans, ku yje si Bella Thorne arrijnë të bëjnë 2 milionë dollarë për një javë?

OnlyFans është një lloj i mediave sociale, sikur Instagrami, YouTube dhe Facebook. Por për dallim prej këtyre të trijave të cilat nuk leojnë materiale me përmbajtje eksplicide dhe seksuale, OnlyFans i lejon të gjitha këto.

OnlyFans është një platformë shërbyese kur krijuesit fitojnë para nga përdoruesit, të cilët e paguajnë një antarësim mujor, për të pasur qasje në postimet ekskluzive, raporton Usatpdoday.com, shkruan Insajderi.

Kjo platformë është bërë sinonim me industrinë e argëtimit për të rritur dhe për përmbajtje seksuale, mirëpo ka marrë një shtytje të madhe nga promovimi i yjeve si Cardi B, Bella Thorne dhe madje Beyonce, e cila edhepse nuk ka ende një llogari në OnlyFans, e ka përmendur në këngën “Savage”.

Duket sikur kjo platformë është mjaftë fitimprurëse për përdoruesit e saj, sepse Bella Thorne ka treguar për Los Angeles Times, që ka bërë 2 million dollarë për një javë, nga llogaria e saj.

“OnlyFans është platforma e parë, ku unë e kontrolloj tërësisht imazhin tim, pa cenzurë, pa gjykim dhe pa u ngacmuar për të qenit unë”./Insajderi.com