Çka mendon e dashura e re e Liam Hemsworth për të kaluarën e tij me Miley Cyrus

Çka mendon e dashura e re e Liam Hemsworth për të kaluarën e tij me Miley Cyrus

Liam Hemsworth e ka tejkaluar marrëdhënien me Miley Cyrus dhe është i lumtur me të dashurën e tij të re, modelen australiane Gabriella Brooks.

Revista Vogue ka arritur të marrë detaje se si është duke kaluar Liam me të dashurën e tij.

“Liam dhe Gabriella janë duke kaluar mirë me njëri tjetrin dhe kanë kaluar kohë të karantinuar së bashku. Liam është duke u marrë me disa projekte filmike ndërsa Gabriela është e lumtur me të në Australi”.

Si duket modelja nuk është xheloze për të kaluarën e tij me Miley: “Ata janë të sigurtë në njëri tjetrin dhe Gabriela nuk shqetësohet nga ndjenjat e tij të kaluara për Miley. Ata ndajnë mendime dhe vlera me njëri tjetrin”./Insajderi.com