Çka ndodh tash pasi Nisma hyri në Kuvend?

PZAP-i ka marrë vendim për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

Çka ndodh tash pasi Nisma hyri në Kuvend?

Me vendimin në fjalë, Nisma Socialdemokrate thotë se koalicioni i tyre me AKR-në dhe PD-në do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, shkruan Lajmi.net.

E nëse kjo ndodh, atëherë priten ndryshime në renditjen e numrit të deputetëve të partive, emrave e ndryshime tjera.

Lajmi.net jua sjell më poshtë ndryshimet që priten nëse NISMA-AKR-PD hyn në Kuvend.

  1. Vetëvendosjes i hiqen tre deputetë dhe në këtë formë numri i deputetëve të kësaj partie bie në 29.
  2. LDK-së i hiqet një deputet, e në total kjo parti do të ketë 28 ulëse.
  3. PDK-së i hiqet një deputet, e kjo parti mbetet me 24 ulëse.
  4. AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 ulëse.
  5. Deputetë nga Nisma-AKR-PD pritet të jenë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj.
  6. VV-së e LDK-së i imponohet koalicioni me një parti të tretë për shkak se të dyja bashkë kanë gjithsej 57 ulëse në Kuvend, nga 61 vota sa duhet për t’u krijuar Qeveria.
  7. Ndryshon për pak përqindja e partive, Nisma sipas kryetarit të saj, Fatmir Limaj merr 5.012 vota.