Çka thoshte Besim Beqaj i PDK-së për Llamkosin e privatizuar nga Jeton Sadiku

Çka thoshte Besim Beqaj i PDK-së për Llamkosin e privatizuar nga Jeton Sadiku

Në shtator të vitit 2001, një firmë me emër të ngjashëm – Belsteel Management – u krijua në Zvicër. Allan Dennis Cooper, investitor në biznese të ndryshme në Evropën Lindore, i cili drejton një sërë kompanish me seli në Londër dhe Zvicër, ishte themelues i kësaj firme përkrah partnerit të tij afarist Christian Sutter.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Sipas një interviste të publikuar të Dobrovit, Cooper ishte anëtar i bordit të Belon Group nga viti 2004. Shpejt ndryshoi edhe emri i firmës së re në Coresteel AG.  Sipas regjistrave publikë të Zvicrës, Sadiku ishte pronari i vetëm i Coresteel AG, edhe pse nuk bëhet e qartë nëse ai kishte qenë pronar i vetëm gjatë tërë jetëgjatësisë së firmës. Ai u bë drejtor i saj në vitin 2003.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Mekrejt këto lidhje, Sadiku arriti që ta marrë nën kontroll “Llamkosin”. Madje PDK-ja në pushtet po i jepte përkrahje publike. E quanin privatizim i suksesshëm. E tha Besm Beqaj i PDK-së, që më vonë u akuzua në aferën ‘Pronto” të publikuar nga Insajderi

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Por, sa i suksesshëm ishte në fakt ky privatizim? A kishte probleme që në fillim të privatizimit?

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks ka gjetur se kur fabrika iu dha firmës së Jeton Sadikut, ishte një firmëtjetërkosovare në garë. Kompania ‘Inter Steel’. Kjo kompani nuk ka pranuar që të jap komente për këtë dokumentar, por në një vendim të Gjykatës Kushtetuese vendosi kundër tyre. E la AKP-në që të vazhdonte që të ia barte këtë pronë firmës së Jeton Sadikut. Vendimin e nënshkroi edhe Enver Hasani.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit Si ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

Posted by Insajderi on Sunday, 17 February 2019