“Çkapje, çkapje, meritokraci, meritokraci, çkapje, tap bordet, e lëshoi bajrakun”

“Çkapje, çkapje, meritokraci, meritokraci, çkapje, tap bordet, e lëshoi bajrakun”

Pas lajmit se Qeveria në detyrë ka emëruar bordet e disa ndërmarrjeve publike, e ku në mesin e tyre ka edhe anëtarë e kandidatë për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka edhe reaguar edhe opinionisti Shkodran Hoti.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me disa deklarata të kryeministrit Kurti, duke thënë “Çkapje, çkapje, çkapje… meritokraci, meritokraci, meritokraci… tap bordet, e lëshoi bajrakun”

Ndryshe, anëtari i Vetëvendosjes, Artan Dermaku është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos. Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.