Çmendet gruaja – qëllon burrin për vdekje pasi sheh kanalet pornografike në faturën e televizorit

Çmendet gruaja – qëllon burrin për vdekje pasi sheh kanalet pornografike në faturën e televizorit

Një grua nga Arkansas në Amerikë e qëlloi për vdekje burrin e saj, pasi humbi mendjen kur pa kanalet pornografike në faturën e televizorit satelit, shkruan Insajderi.

Patricia Ann Hill, 69 vjeçare është shpallur e pafajshme për këtë rast për shkak të gjendjes së saj mentale pas vdekjes së burrit, Frank Hill 65 vjeçar, i cili u gjet i vdekur nga policia.

Prokurorët kishin marrë vesh se ajo ishte çmendur tërësisht kur kishte parë se një kanal pornografik ishte shtuar në faturën e televizorit pasi e kishte fshirë nga lista e kanaleve.

Ajo kishte shkuar në dhomën e punës se burrit në shtëpi dhe e kishte qëlluar atë në këmbë fillimisht, pastaj e kishte qëlluar për së dyti para se ta thërriste ambulancën.

Varësia e tij ndaj pornografisë i kishte sjell probleme të shumta çiftit, ku prej një kohe të gjatë ajo e kishte lutur burrin ta ndalonte, mirëpo ai kishte vazhduar përsëri.

Gjykimi i saj  vazhdon ende, pasi gjykatësit po presin për të marrë dëshminë e doktorëve për gjendjen e saj mendore në kohën kur ka ndodhur vrasja./Insajderi.com