
Transferimi i Andre Gomes nga Valencia mund t’i kushtoj skuadrës së Barcelonës plotë 70 milionë euro.
Goal shkruan se shuma e transferimit do të jetë 35 milionë euro, por bonuset pritet ta dyshifojnë këtë. Në rast të paraqitjeve të mira, goalve dhe asisteve, Valencia pritet të përfitoj deri në 20 milionë euro.
Ndërsa, nëse klubi katalunas e fiton Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, atëherë Valencia do të përfitoj edhe 15 milionë euro të tjera, gjithsej 70 milionë euro. /Insajderi.com