Çmim marramendës, ja sa kushton një veshje e Mozzik

Çmim marramendës, ja sa kushton një veshje e Mozzik

Përpos muzikës, reperi Mozzik tani po ballafaqohet edhe me një skandal të gruas së tij, Loredana Zefi e cila u përfshi në një mashtrim prej 700 mijë franga.

Gruaja e Mozzik në një konferencë për shtyp kishte thënë se paratë ishin marrë me dëshirë të plotë e jo me mashtrimin e saj dhe familjes.

Teksa ngjarja ende po hetohet, faqja “Whattheywearin” në Instagram ka zbuluar çmimin e veshjes në njërën prej fotove ku shfaqet firmato.

Siç shihet më poshtë, ora e tij Rolex kushton rreth 31.900 mijë euro, syzet Louis Vuitton 495 euro, kapelja Burberry 270 euro, xhaketa Burberry kushton 1550 euro ndërsa çizmet e markës Louis Vuitton plot 1490 euro.