Çmimet e parkingut nga muaji tetor në Prishtinë – kush nuk respekton rregulloren e re gjobitet

Çmimet e parkingut nga muaji tetor në Prishtinë – kush nuk respekton rregulloren e re gjobitet

Gjatë muajit tetor të këtij viti pritet të finalizohet projekti “Prishtina parking” nga Komuna e Prishtinës, njofton Insajderi.

Siç njofton Liridon Restelica nga nga ky projekt, parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

“Në parkingjet e mëdha si për shembull te stadiumi ora e parkingut do të jetë 30 centë, ndërsa parkingu në qendër, p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’, do të kushtojë 1 euro ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 euro”, ka thënë Restelica për Kanal10.

Qytetarët, të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 euro për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 euro/muaji dhe për automjetin e tretë 45 euro/muaji.

I gjithë projekti pritet të përfundojë deri më 12 tetor, ndërsa kush nuk respekton rregulloren e re do të gjobitet. /Insajderi.com