Çmimi marramendës i fustanit që Dua Lipa veshi për ditëlindje

Çmimi marramendës i fustanit që Dua Lipa veshi për ditëlindje

Dua Lipa dy ditë më parë festoi ditëlindjen, më 22 gusht ajo mbushi 24 vjet jetë.

Këngëtarja për ditëlindje udhëtoi me të dashurin në Malibu, por gjatë mbrëmjes festës iu bashkuan edhe miqtë e tyre.

Ajo dukej mahnitëse në darkën e ditëlindjes, teksa kishte veshur një fustan kuq e zi, me figurën e buzëve tek gjoksi.

Sipas faqes “What they wearin”, ky fustan kap kushton hiç më pak se 3.990 euro dhe është i markës “YSL”.