Çmimi marramendës i pantallonave të Lori Hoxhës që tërhoqën vëmendjen e ndjekësve

Çmimi marramendës i pantallonave të Lori Hoxhës që tërhoqën vëmendjen e ndjekësve

Një palë pantallona të lëkurës – preferueshëm me lëkurë artificiale – janë një artikull që duhet të kemi në gardërobën tonë. Shkojnë bukur me çdo veshje të dimrit madje edhe në vjeshtë, njofton Insajderi.

Së fundmi blogerja e njohur, trashëgimtarja e “Top Media-s”, publikoi disa fotografi në llogarinë e saj me një palë pantallona lëkurë ngjyrë të zezë.

Pas shumë kërkesash nga ndjekëset e saj që donin të kishin një palë të njëjta, ajo ndau një postim duke bashkëngjitur edhe vegzën e faqes në internet, për këdo që donte t’i porosiste.

Pantallonat e saj të lëkurës janë të markës Off-White dhe kanë një çmim jo shumë të përballueshëm për gjithkë. Vetëm për këto pantallona, Lori ka shpenzuar 910 euro!

Por pa merak, pantallona të njëjta mund të gjeni edhe në marka që nuk janë luksoze dhe ofrojnë çmime shumë më të përballueshme. /Insajderi.com