Çmimi marramendës i unazës së aktores hollivudiane

Çmimi marramendës i unazës së aktores hollivudiane

E pranishme në eventin “Comic Con” , aktorja e njohur Scarlett Johansson nuk ka mundur të mbulojë unazën e saj e cila i habiti të gjithë me shkëlqimin dhe sigurisht me çmimin marramendës .Unaza u krijua nga Taffin’s James de Fivenchy, që është nipi i themeluesit të Givenchy, Hubert de Givenchy.

Rrethi vetë është ngjyrë kafe e çelët, ndërsa diamanti 11-karatësh. E gjitha kushton $400,000 sipas një eksperti që foli për Page Six. Për një person normal, një diamant i madh është 2.4 karatë. Merreni vetë me mend sa i madh është guri.

Scarlett dhe Colin u lidhën në 2017-n, edhe pse kanë më shumë se 10 vjet që njihen. Ata konfirmuan romancën në ceremoninë e çmimeve Emmy në 2017-n dhe tani po planifikojnë një dasmë bashkë.