E fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama është në mesin e dhjetëra personave që mbetën të vdekur nga tërmeti që e goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.
Kështu nis një artikull i CNN ku thuhet se Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, është gjetur e vdekur poshtë gërmadhave të shtëpisë së saj bashkë me prindërit e saj dhe vëllaun.
Gregor Rama ka postuar më herët një storie në Instagram ku shkruan “në mesin e shumë viktimave nga kjo tragjedi është edhe personi më i dashur për mua bashkë me vëlluan, nënën dhe babain e saj”.
Më shumë se 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Shqipërinë të martën.