“Coca-Cola” e blen “Bambin” për 260 milionë euro

Blerja me vlerë prej 260 milionë euro, dhe marrëveshja përfundimtare pritet të kryhet në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Coca-Cola” e blen “Bambin” për 260 milionë euro

“Kompania “Coca-Cola HBC” AG ka filluar procesin e blerjes së kompanisë më të njohur serb të prodhimeve konditore “Bambi” nga fondi “Mid Europa Partners” në vlerë prej 260 milionë euro. Marrëveshja përfundimtare do të definohet nëpërmes të përshtatjes përfundimtare, ndërsa shitblerja do të kryhet me kushte të zakonshme dhe pajtimet e organeve kompetente për çka edhe pritet se vet procesi do të përfundojnë në tremujorin e dytë të vitit 2019”, thonë në këtë kompani.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Coca-Cola HBC AG Zoran Bogdanov ka deklaruar se ky aktivizim paraqet një rast të shkëlqyer për krijimin e vlerës së shtuar për kompaninë e tij, blerësit dhe aksionarë.

Në Coca-Cola konsiderojnë se vlera e rëndësishme e kompanisë Bambi është rrjeti i fortë i distribucionit, duke përfshirë edhe distribuimin me ftohje në kanalet me rëndësi strategjike, siç është shitja tradicionale me pakicë HoReCa.

“Pas shënimit të gjysmë shekulli prej fillimit të prodhimit të Coca-Colës në Serbi, pas rritjes me kontinuitet dhe fitimit të kupës prestigjioze Andrew David Coupe, për tri vjet rresht dhe operacionit më të suksesshëm afarist brenda grupit Coca-Cola HBC, jemi të sigurt se ekipi ynë është i gatshëm ta përkrahë këtë vendim të rëndësishëm të kompanisë dhe të hyjë në kategorinë e prodhimeve konditore”, ka deklaruar Svetoslav Atanasov, drejtori gjeneral i kompanisë Coca-Cola HBC Serbi dhe Mali i Zi./Insajderi.com.