fbpx

Çokollata më e mirë se shurupi për kollë, pretendojnë mjekët

Shkencëtarët këtë herë na kanë sjellë një lajm të mirë. Kolltja shërohet më mirë me çokollatë sesa me shurupe të dedikuar për trajtimin e këtij problemi.

Çokollata më e mirë se shurupi për kollë, pretendojnë mjekët

Disa mjekë kanë konfirmuar teorinë për atë se çokollata më shumë ndihmon në largimin e problemit me frymëmarrje, si dhe problemet me kollë.

Aline Moris, doktor për sëmundjet kardiovaskulare dhe frymëmarrje, ka shpjeguar përse ai beson në këtë teori me çokollatë.

Ai thotë se ka kryer një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 163 njerëz të cilët kanë ndier ndryshim domethënës në frymëmarrje dhe zvogëlim të kollitjes pasi kanë konsumuar çokollatë disa ditë me rrallë.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që flitet për çokollatë si ilaç. Para disa vjetëve në një universitet londinez kanë zbuluar se kakao ka ndikim më të madh në shërimin e kollitjes sesa shurupi.

“Ekzistojnë dy arsye për të cilat çokollata mund t’i zvogëlojë problemet në fyt. Mundësia e parë është se çokollata, sikur edhe mjalti, formon një shtresë mbrojtëse në fyt kështu që ai irritohet më pak dhe shkakton më pak kollitje. Teoria e dytë është se çokollata përmban një përbërës i cili quhet teobromin, e cili e ndalë kollitjen”, thotë Moris.

Në përfundim të hetimit pretendohet se çokollata i qetëson nervat të cilat e irritojnë fytin dhe shkaktojnë kollitje, prandaj për këtë duhet të konsumohet gjatë të kallurit e fytit apo gjatë irritimit të tij./Insajderi.com.