Hesape të palara

Conor McGregor sfidohet për rikthim

Conor McGregor është ylli më i madh në botë i MMA dhe ai e di. Prandaj, në vazhdimësi bën lojëra të caktuar për ta tronditur sportin. E fundit ishte njoftimi – për të tretën herë radhazi – se po pensionohet. Askush nuk i beson. Tash, një armik i vjetër, po e fton të kthehet dhe ta përfundojnë mes tyre, atë që moti e kanë filluar.

Conor McGregor sfidohet për rikthim

Super ylli i Arteve Marciale të Përziera dhe emri më i madh sot në UFC, Conor “Notorious” McGregor javë më parë shokoi përsëri duke njoftuar se po pensionohet.

Kjo është hera e tretë që McGregor thotë se po e lë sportin, njofton insajderi.

Por, është hera e parë që po e bën, sipas tij, për shkak se mbeti ”duke u ‘sillur’ kot” pa një kundërshtar për t’u ndeshur.

Një rival i vjetër i tij, ish-kampioni i peshave të lehta, Rafael dos Anjos, është personi që po ia zgjidh këtë problem.

Dos Anjos ka përdorur Twitterin për ta ftuar McGregor në rikthimin e tretë nga pensionimi.

Në fakt, këta dy qysh moti duhej të rriheshin. Ishte caktuar edhe një datë për t’u ndeshur, por pak para mecit, Dos Anjos kishte pësuar lëndim që ia pamundësoi paraqitjen.

Tani, braziliani e fton irlandezin të bëjnë çfarë duhej të bënin moti – të ndeshen.

“Notorias le ta bëjmë tani. Nëse po kërkon të ndeshesh unë jam personi. Në çfarëdo peshe që do. Ti e di se unë gjithmonë vij në kafaz për t’u ndeshur fort. Hiqu këtij pensionimi”, ka shkruar McGregor./Insajderi.com

Mbetet për të pritur a e intrigon ende ky ballafaqim “Mbretin”, ashtu si dikur.

Ai i ka të gjitha kartat në dorë.

Ai e bën lëvizjen e radhës.

Dos Anjos po pret – siç edhe të gjithë ne./Insajderi.com