fbpx

Conte: Deigo Costa do të qëndrojë gjatë te Chelsea

Conte: Deigo Costa do të qëndrojë gjatë te Chelsea

Trajneri i klubit londinez Chelsea, Antonio Conte ka thënë se Diego Costa është shumë i lumtur te Chelsea. Madje ai shprehet se është i sigurt se golashënuesi i tij kryesor do të mbetet për një kohë të gjatë në klub.

Verën e kaluar në fillim të vitit kalendarik Costa ka zbuluar se kishte qenë pranë nënshkrimit për tu rikthyer tek Atletico Madrid,ndërsa ai kishte pranuar edhe një ofertë të madhe financiare nga Kina.

Antonio Conte ka thënë për BBC,se “Chelsea mbetet e bindur se pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka për t’u larguar”. /Insajderi.com