fbpx

Conte del hapur: E dua Lukakun në skuadër – Flet edhe për Icardin e Nainggolan

Conte del hapur: E dua Lukakun në skuadër – Flet edhe për Icardin e Nainggolan

Antonio Conte ka konfirmuar se e dëshiron Romelu Lukakun në Inter dhe se Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan mbeten jashtë planeve të tij.

Manchester Unitedi do të përballet me Interin pa Lukakun të shtunën, midis spekulimeve për një lëvizje të belgut, ndërsa derisa Nainggolan ka udhëtuar për në Singapor për International Champions Cup, Icardi është lënë në Milano.

Për të gjitha këto gjëra ka folur trajneri i Interit, Conte.

“Ju e dini që unë pëlqej Lukakun, por ai është një lojtar i Manchester United”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë për shtyp.

“E njoh shumë mirë nga koha ime si trajner i Chelseat. E konsideroj atë një lojtar të rëndësishëm për ne, por në të njëjtën kohë ka edhe treg”.

“Ne e dimë shumë mirë se cila është situata jonë në këtë moment dhe do të shohim se çfarë ndodh. Për momentin Lukaku është një lojtar i Uniredit”.

“Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme, por në këtë nivel është e vështirë ta konsiderojmë atë miqësore dhe do të jetë e njëjtë edhe për ta”.

“Para-sezoni jonë po shkon mirë, shpresoj të shoh përmirësime nga skuadra ime”.

“Situata me Icardi është e qartë, ashtu siç është edhe me klubin. Ai nuk është pjesë e projektit Inter”.

“Klubi ishte gjithashtu i qartë edhe për Nainggolan. Ai është gjithashtu jashtë projektit tonë”, përfundoi italiani.